Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Talenti i madh i Milanit i Youtube-it, Hachim Mastour lë Marokun dhe e rinis nga Serie C
Hachim Mastour, ky ishte talenti i madh i Milanit, por që rezultoi, talenti i Youtube-it dhe rrjetet sociale. Videot e tij kishin marrë jehonë të gjërë në mediat sociale teksa nëpërmjet të disa klipeve ku shihej duke bërë spektakël me topin, Hachim Mastour mori vëmendje të madhe pa i hyrë ende futbollit profesionist. Në fund ai rezultoi një dështim i madh dhe futbolli tregon herë pas here se pa përkushtim dhe sakrificë, nuk arrihet asgjë. Karriera i shkoi aq keq në moshë të vogël sa Mastour shkoi në Marok në ekipe si Zemamra dhe Union Touarga. Megjithatë duket se Mastour dëshiron të provojë edhe njëherë tjetër Italinë dhe tani ka firmosur për Virtus Veronën në Serinë C. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/