“Telenovela” e merkatos që ndezi verën e kaluar është gati të hapë një kapitull të ri. Sipas asaj që raporton “Sport”, Félix Tainta, agjenti i Nico Williams, është takuar në Barcelonë me Decon, drejtorin sportiv të blaugranave, për të “sonduar” sërish mundësinë e sjelljes së anësorit të Athletic Club në “Camp Nou”. Një opsion i vlerësuar edhe 12 muaj më parë, por që më pas dështoi.
Për të rikthyer vëmendjen mbi këtë pistë është kujdesur Lamine Yamal, miku i ngushtë i Nico, i cili publikoi në rrjetet sociale disa foto të tyre duke festuar gola së bashku. Një gjest që ka ndezur imagjinatën e tifozëve katalanas.
Nico ka kontratë me Athletic deri në vitin 2027, por aktualisht është në bisedime për një rinovim të mundshëm; ndërkohë mbetet në shënjestrën e klubeve të rëndësishme si Bayern Munich dhe Arsenal. Megjithatë, Barça nuk e konsideron më një prioritet. Si Deco, ashtu edhe Laporta e kanë theksuar publikisht, duke kujtuar se “treni i Barçës kalon vetëm një herë”.
Për momentin, emri në krye të listës për të përforcuar sulmin është ai i Luis Díaz të Liverpool-it, i konsideruar më i arritshëm ekonomikisht krahasuar me vëllain më të vogël të familjes “Williams”, edhe pse të dyja operacionet duken jashtë mundësive aktuale financiare të klubit katalanas, përveç nëse realizohen shitje të rëndësishme.
Si alternativë falas mbetet edhe një mundësi tjetër: Ivan Perisic, 36 vjeç, i lirë pas eksperiencës me PSV, një lojtar i besuar i Hansi Flick.
Nico Williams-Barcelona, agjenti takohet me Deco. Ndërkohë, Yamal e “josh” shokun përmes rrjeteve sociale
