PREMIER | Ja si ndryshon renditja pas ndeshjeve të sotme. Arsenali rigjen Saka direkt me gol, Man United vazhdon vuajtjet (VIDEO)

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Fulham me rezultat 2-1 për të vazhduar ndjekjen për titull, në përballjen e vlefshme për xhiron e 30-të të Ligës Premier. Topçinjtë kishin më shumë nga loja dhe arritën ta marrin epërsinë në minutën e 37-të, kur Ethan Nwaneri asistoi te Mikel Merino që shënoi për 1-0.
GOLI I MERINO – VIDEO
Pjesa e dyta, po ashtu i takoi Arsenalit, duke rrezikuar në shumë raste, por u desh kohë të vinte goli i qetësisë. I rikthyeri nga lëndimi, Bukayo Saka shënoi për 2-0, pas asistimit të Gabriel Martinelli, për t’i dhënë qetësi skuadrës. Sulmuesi kthehej pas 100 ditesh.
GOLI I SAKA – VIDEO
Fulham tentoi të kthehej në lojë me Alex Iwobi dhe Rodrigo Muniz, por që nuk arritën të shënonin. E gjithë ajo që bën mysafirët, ishte një gol në kohën shtesë me Rodrigo Muniz për 2-1. Arsenali mbetet i dyti me 61 pikë, nëntë më pak se Liverpooli lider, ndërsa Fulham mban vendin e tetë me 45 pikë.
Manchester United ka pësuar humbje 1-0 nga Nottingham Foresti. Pas vetëm pesë minutash lojë, Anthony Elanda, ish-lojtari i Djajve të Kuq, kaloi Forests në epërsi me asistimin e Yates.
Diogo Dalot kishte dy shanse të mira shënimi, mirëpo nuk ia doli t’i konkretizonte ato. Në minutën e 45+1-të, Morato i vendasve testoi Andre Onanan, por që kamerunasi ishte i vëmendshëm.
Pjesa e dytë ishte shumë e varfër, me dy skuadrat që nuk arritën të krijonin raste serioze për gol. Kështu, Nottingham ia doli të ruante këtë epërsi minimale, për të fituar tri pikë të mëdha drejt kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.
Pas javës së 30-të, Manchester United gjendet në vendin e 13-të me 37 pikë, ndërsa në javen e 31-të takohen me rivalin lokal, Manchester Cityn.
GOLI I ELANGA – VIDEO