Vera e nigerianit Victor Osimhen mund të jetë shumë e gjatë dhe ekziston rreziku që ta kalojë atë i vetëm. Sulmuesi që vjet shkëlqeu në Turqi me Gallatasaraj ka refuzuar vazhdimisht transferimin tek Al Hilal.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, që ka edhe kartonin e lojtarit, nuk dorëzohet. Ai nuk e shet lojtarin nën 75 milionë euro dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje deri më 15 korrik, Osimhen do të thirret të thirret nga kampionët e rinj të Italisë.
Por nëse kjo ndodh, ai do të stërvitet i vetëm duke pasur parasysh që Antonio Conte nuk e konsideron pjesë të projektit të tij. Ndaj, lojtari afrikan duhet të gjejë një alternative të re për të ardhmen.
Në Europë ka mungesë të ofertave të nivelit të lartë duke pasur parasysh se i vetmi që ka paraqitur 75 milionë euro është Al Hilal. Osimhen e ka bërë të qartë se do të donte vetëm një destinacion evropian.
Galatasaray do të donte ta mbante, por tani për tani ai nuk ka arritur shifrën e gjashtëdhjetë e pesë milionëve me Napolin që nuk dëshiron të bëjë zbritje dhe me Leroy Sané që mund të ndryshojë bilancin e sulmit turk.
Osimhen ka publikuar një foto me reperin nigerian Odumodublvck, i veshur me fanellën e Juventus. Bardhezinjtë nuk e kanë fshehur një interes për sulmuesin, që mund të mbërrijë në Torino nëse ikën Dusan Vlahovic.
Ekipet europiane stepen, vetëm Al Hilal hedh 75 milionë euro, Osimhen rrezikon të kalojë një verë në pritje
