“Ishte e pabesueshme kur e lexova”, De Biasi reagon për spekulimet e fundit

“Ishte e pabesueshme kur e lexova”, De Biasi reagon për spekulimet e fundit

12 Qershor 2025 16:40 Telesport Gianni De Biasi ka mohuar kategorikisht lajmet e përhapura së fundmi në media për një kalim të mundshëm te klubi i Flamurtarit. I kontaktuar nga Euronews Albania, tekniku italian u shpreh i habitur nga spekulimet dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me klubin vlonjat. “Është diçka e pabesueshme… Nuk kam folur kurrë me dikë nga Flamurtari… dhe shumë gazetarë më telefonojnë për këtë,”- deklaroi De Biasi në një përgjigje për gazetarin Enriko Gabaj. Gianni De Biasi mbetet një figurë ikonike në futbollin shqiptar, pasi është trajneri i parë që udhëhoqi Shqipërinë drejt një kualifikimi historik në një kampionat europian, Euro 2016. Aty, kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje dinjitoze, duke fituar ndaj Rumanisë dhe lënë një gjurmë të fortë në...