“Luis Enrique ka vendosur një kriter, nuk dëshiron lojtarë më të mëdhenj se 28 vjeç”

Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, është ende në “qiellin e shtatë” për fitimin e Champions League. Ai foli për metodën Luis Enrique në lidhje me merkaton. Sipas tij, trajneri spanjoll është gjithmonë shumë i rreptë në një kriter rekrutimi, moshën.
“Ai është trajneri më i mirë për të zhvilluar lojtarë të rinj. I pëlqejnë lojtarët e rinj. Për shembull, blerja e një lojtari 28 ose 27 vjeç është e pamundur për të, e ndaluar, absolutisht nuk e dëshiron”, tha Al Khelaifi.
“I pëlqejnë të gjithë lojtarët e moshës 21-22 vjeç. A i keni vënë re lojtarët e fundit që kemi rekrutuar? Më i madhi është 23 ose 24 vjeç“, shtoi më tej presidenti i PSG.
“Luis Enrique pëlqen një ekip me shpirt luftarak, i pëlqen një lojtar që jep gjithçka, që vrapon shumë në fushë, që është bujar në përpjekjet e tij. Në i parashtrojmë trajnerit emrin e lojtarit, që ai e studion dhe na kthen përgjigje”, tha Al Khelaifi.
Më tej, ai tha: “Në merkato duhet të ketë një marrëveshje mes të gjithëve, edhe nëse secili ka rolin e vet. Për gjithçka që ka të bëjë me skautingun, është Luis Enrique ai që duhet të miratojë lojtarin”.
“Trajneri duhet të jetë i bindur se lojtari përshtatet në projektin e tij të ardhshëm. Më pas edhe ne, menaxhmenti, japim miratimin tonë”, tha presidenti i kampionëve të Europës.