Verstappen: Na duhet një kualifikim i mirë, asgjë nuk është e mbyllur në Botëror

Verstappen: Na duhet një kualifikim i mirë, asgjë nuk është e mbyllur në Botëror

12 Qershor 2025 12:05 Telesport Rikuperimi i 49 pikëve nga Oscar Piastri dhe 39 nga Lando Norris nuk është i lehtë për askënd, madje as për katër herë kampionin e botës në Formula 1, Max Verstappen. Gara e radhës është në Montreal, pistë ku holandezi i Red Bull ka fituar tre edicionet e fundit. Verstappen duhet të marrë disa rreziqe dhe të jetë agresiv për t’u rikuperuar. “Gara e Barcelonës ishte një zhgënjim për ne dhe, nuk shkoi ashtu siç do të donim. Po presim me padurim Kanadanë, një pistë unike dhe ka shumë mundësi parakalimi“, tha Verstappen. “Përshtatja e makinës do të jetë e rëndësishme dhe është gjithmonë një sfidë më e madhe me zonat e mëdha të frenimit. Gara e vitit të kaluar...