Vinicius: Rëndësi ka kualifikimi në Botëror, tani Ancelotti ka kohën e nevojshme për të punuar

12 Qershor 2025

9:28

Telesport

Nëse Brazili u kualifikua në Botërorin 2026 kjo është edhe falë Vinicius Jr, i cili shënoi golin që i dha kombëtares Seleçao fitoren 1-0 ndaj Paraguait dhe vulosi matematikisht kualifikimin.
Një natë për t’u mbajtur mend, një dhuratë e mrekullueshme për ditëlindjen e trajnerit të ri Carlo Ancelotti. Megjithatë, ylli brazilian i Real Madrid mori një karton të verdhë që do ta pengojë atë të luajë kundër Kili në ndeshjen e radhës.
Duke folur, Vinicius tha: “Jam shumë i kënaqur me rezultatin. Ishte e nevojshme të fitonim në shtëpi edhe për tifozët tanë, të kualifikoheshim në Kupën e Botës, që ishte synimi ynë”.
“Tani, trajneri do të ketë më shumë kohë për të punuar, për të parë se çfarë mund të përmirësohet. Nuk ishte një nga ndeshjet tona më të mira, por në kualifikuese e rëndësishme është të fitojmë dhe të përgatitemi mirë për Kupën e Botës“, tha Vinicius.
Kartoni i verdhë i marrë dhe pezullimi ndaj Kilit e mërzit sulmuesin: “Është mëkat të humbasësh ndeshjen e radhës, por në kualifikuese është e komplikuar. Mjaftojnë dy kartona”.