Lega Serie A ka zyrtarizuar datat dhe formatin e sezonit të ardhshëm 2025-2026. Kampionati italian do të nisë më 24 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026.
Sipas njoftimit, sezoni i ri do të përfshijë 38 javë, me dy ndeshje të planifikuara në mesjavë (java e 9-të dhe e 19-të). Pushimet do të jenë të kufizuara vetëm gjatë katër dritareve ndërkombëtare të FIFA-s: në shtator, tetor, nëntor dhe mars.
Ashtu si në sezonet e fundit, nuk do të ketë pushim dimëror. Ndeshjet do të vazhdojnë edhe gjatë festave të fundvitit, me takime të planifikuara për 21 dhe 28 dhjetor 2025, si dhe 3 dhe 6 janar 2026.
Për të shmangur konfliktet logjistike dhe për arsye sigurie, Lega ka parashikuar që skuadrat që ndajnë stadiumin ose qytetin – si Inter–Milan, Roma–Lazio, Juventus–Torino dhe Fiorentina–Pisa – të alternojnë javët si pritëse dhe si udhëtuese.
Gjithashtu, është marrë parasysh edhe organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Për këtë arsye, stadiumi “San Siro” nuk do të jetë i disponueshëm në fillim të shkurtit 2026, duke kërkuar riorganizim të kalendarit për Interin dhe Milanin gjatë kësaj periudhe.
Lega Serie A zyrtarizon kalendarin e sezonit 2025-2026: Fillimi dhe mbyllja, pa pushim dimëror
