Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Guardiola, shumë i ashpër për konfliktin në Gaza: Radhën do ta kenë fëmijët tanë, kam frikë…
Pep Guardiola mbajti një fjalim shumë të komentuar, me ngarkesë të fortë politike, gjatë ceremonisë ku u shpall “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Mançesterit. Ky vlerësim iu dha si “njohje e kontributit të jashtëzakonshëm që ka dhënë për qytetin gjatë 9 viteve, brenda dhe jashtë fushës”. Trajneri spanjoll foli në “Whitw worth Hall” mbi konfliktin izraelito-palestinez, duke thënë se “është e dhimbshme ajo që po shohim në Gaza. Më dhemb i gjithë trupi. Të jemi të qartë, nuk bëhet fjalë për ideologji. Nuk është se unë kam të drejtë dhe ti jo. Jooooo. Thjesht bëhet fjalë për të dashur jetën. Për t’u kujdesur për tjetrin”, – theksoi trajneri i Manchester City. Guardiola shtoi: “Ndoshta mendojmë se mund të shohim fëmijë 4 apo 5-vjeçarë që...