Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Manaj kapet me gazetaren në studio: Po luajmë për Botëror, normal që është e vështirë të shënosh gol
Barazimi në Riga kundër Letonisë la më shumë hije se dritë për Shqipërinë, e cila humbi një tjetër mundësi për të marrë pikët e plota në rrugën drejt Botërorit 2026. Një sfidë e vuajtur, e komplikuar nga mungesa e saktësisë para portës dhe nga një gabim që solli golin e barazimit për vendasit. Në përfundim të sfidës, për mediat foli edhe sulmuesi Rey Manaj, i cili nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën si rrodhën ngjarjet. “Normalisht isha i kënaqur kur shënuam golin e barazimit 1-1. Pastaj, si mori ndeshja, nuk ishim shumë të përqendruar. Iu thashë çunave, më mirë ta hidhnim topin sipër. Ndodhin edhe këto situata, por të ulim kokën, të përmirësohemi dhe të arrijmë objektivin në këto eliminatore. Autogol apo gol? Besoj se...