Speca Gogozhare në 10 Minuta – Si t’i Përgatisni Krejt Lehtë dhe Plot Shije në Shtëpi

Speca Gogozhare në 10 Minuta – Si t’i Përgatisni Krejt Lehtë dhe Plot Shije në Shtëpi

Specat gogozhare janë ndër produktet me të cilat çdo amvisë shqiptare mund të shpalosë talentin e saj. Të përgatitura në kavanoza ato gjenden në çdo dyqan, por më të shijshmet janë ato që përgatiten në kushtet e shtëpisë. Specat gogozhare, sipas të dhënave të AgroWeb.org përmbajnë shumë vitaminë C, më shumë sesa limonat, ndaj konsumi i tyre i bën shumë mirë organizmit. Ideale janë specat e kuq të rrumbullakët, tipike të Korçës, por edhe specat e tjerë të kuq me tul të plotë janë shumë të përshtatshme. Ndiqni më poshtë recetën nga AgroWeb.org dhe në vetëm 10 minuta ose edhe më pak mund të bëni gogozharet më të shijshme që keni provuar. Ju duhet të keni një tenxhere me presion që përgjithësisht gjendet në shtëpitë...