Kualifikueset për Kupën e Botës 2026: Holanda dhe Austria bëjnë detyrën, ndërpritet Finlandë-Poloni

10 Qershor 2025

22:57

Telesport

Përveç dy ndeshjeve të grupit K, ku bën pjesë Shqipëria, sot janë luajtur edhe ndeshje të tjera për grupet e tjera kualifikuese për zonën e Europës. Në grupin G, Holanda fitoi 8-0 ndaj Maltës, duke marrë 6 pikë të plota në dy ndeshjet e para eleminatore. Golat për “Tulipanët” u shënuan nga Depay 2, Van Dijk, Xavi Simons, Malen 2, Lang dhe Van de Ven.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Finlanda po fiton në shtëpi 2-1 ndaj Polonisë, por ndeshja është ndërprerë për momentin për shkak të një urgjence mjekësore në stadium. Pas disa minutash ndeshja ka rifilluar.
Në grupin H, Austria fitoi në transfertë 0-4 ndaj San Marinos, Rumania fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Qipros, Vendi i parë në këtë gruop mbahet nga Bosnja me 9 pikë, ndjekin Austria dhe Rumania me nga 6 pikë.