Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet sot me Letoninë në ndeshjen e katërt të Grupit K kualifikues për Kupën e Botës 2026. Sfida do të luhet në stadiumin “Skonto” të Rigës dhe nis në orën 20:45.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të zbresin në fushë me uniformën e dytë, atë të bardhë. Shqipëria vjen në këtë përballje pas barazimit pa gola (0-0) me Serbinë tre ditë më parë në Tiranë, ndërsa Letonia, e cila nuk ka luajtur në raundin e fundit, është më e freskët fizikisht.
Gjithçka duket gati në kryeqytetin letonez për sfidën e rëndësishme të radhës për kuqezinjtë në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.
Latvia – Albania / Letoni – Shqiperi – Kupa e Botes – World Cup – Riga pic.twitter.com/QvIUNY8H3A
— News video (@Newsvideo13) June 10, 2025
