Nisi sot raundi i katërt i kualifikuesëve të Botërorit 2026 për zonën UEFA. Në orën 16:00, u zhvillua ndeshja Kazakistan-Maqedoni e Veriut me fqinjët e Shqipërisë të cilët fituan me mjaft vështirësi 0-1.
Ndërkohë në mbrëmje kalendari ofroi dhe pesë takime të tjera në grupe.
Belgjikë- Uells një dramë me vete. Belgët udhëhoqën deri në 3-0 por më pas gjithçka u rrokullis me uellsianët që barazuan në 3-3. Mes gafave arbitrare, De Bryjn pak nga fundi, arriti të rikthejë në avantazh Beligjikën duke mbyllur takin në 4-3.
Ishujt Faroe- Gjibraltar përfundoi 2-1 për vendasit të cilët përmbysen disavantazhin e fraksionit të parë.Sakaq, Kroaci- Çeki rezultoi një tjetër duel i çmendur pasi çekët arritën të barazonin me fillimin e pjesës së dytë me Souçek atë gol të shënuar nga Kramariç (42′).
Më pas radha e Luka Modriç që rikthehu përpara kroatet me një penallti (62′) dhe me radhë golat e tjerë të ballkanasëve shënuar nga Perisiç (68′) Budimir (72′ penallti) e sërish Kramariç (75′) për 5-1 final.
Ndërkohë Itali- Moldavi në duelin e fundit të Spaletit si trajner i axurrëve skuadra vendase fitoi 2-0 ndërsa te Estoni- Norvegji një gol i haland në pjesën e dytë i dha tri pikë vikingëve kryesues të grupit. /Sportiim.al/
Vazhdo leximin