UFC-316/ Dvalishvili mbron titullin kampion, Harrison kampione e re e botës për femra

8 Qershor 2025

16:09

Telesport

Luftëtari gjeorgjian Merab Dvalishvili ka mbrojtur titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha 57-62kg). Në eventin UFC-316 zhvilluar në Nju Xhersi (Amerikë), ai mundi me “submission” në raundin e tretë amerikanin Sean O’Malley.
Një triumph i merituar i Dvalishvili (20 fitore e 4 humbje në karrierë), që e mbron për të dytën herë këtë vit titullin kampion. Ai pati ndjeshëm epërsi ndaj rivalit amerikan O’Malley (18 fitore, 3 humbje e 1 duel pa rezultat në karrierë).
Një kapje e fortë nga qafa i dha fitoren gjeorgjianit, që  nuk humbet në kafaz prej 7 vitesh. Në këtë event, po në peshëm “bantamweight”, sportistja amerikane Kayla Harrison (19 fitore e 1 humbje në karrierë) është kampione e re e botës në këtë Divizion.
Ajo triumfoi me “submission” në raundin e dytë ndaj ish-kampiones Julianna Pena (12 fitgore e 6 humbje në karrierë), duke marrë për herë të parë në karrierë titullin kampion, në një duel që e dominoi dhe triumfoi me meritë.