Kurti: Arrestimi i 5 spiunëve të BIA-s, sukses i AKI-së dhe Policisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas arrestimit të pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA), duke e cilësuar këtë si një sukses të rëndësishëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Policisë dhe Prokurorisë.Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Kurti theksoi se gjatë pak më shumë se një viti janë arrestuar tre shtetas shqiptarë dhe dy serbë, të gjithë të dyshuar për përfshirje në aktivitete të inteligjencës serbe në territorin e Kosovës.“Arrestimi i pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA) është rezultat i operacioneve të suksesshme të udhëhequra nga AKI-ja në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë. Këto raste dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, por edhe suksesin tonë në çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë”, deklaroi Kurti.Sipas tij, veprimtaritë e të dyshuarve përfshijnë përpjekje për rishkrim të historisë në dëm të luftës së UÇK-së, mohimin e masakrës së Reçakut dhe përpjekje për infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe qarqe ekstremiste fetare me synim dëmtimin e sigurisë dhe reputacionit të shtetit të Kosovës.Njëri nga të dyshuarit, i identifikuar me inicialet A.V., ka pranuar fajësinë pas përballjes me provat e mbledhura nga autoritetet.Kurti vlerësoi lart punën e AKI-së duke theksuar “efikasitetin e jashtëzakonshëm dhe aftësitë analitike e operative në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues”.Ai u bëri thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm dhe të angazhuar në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, ndërsa rastin e trajtuar e cilësoi si shembull të rëndësishëm për rritjen e vetëdijes dhe forcimin e frontit të përbashkët për siguri kombëtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas arrestimit të pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA), duke e cilësuar këtë si një sukses të rëndësishëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Policisë dhe Prokurorisë.Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Kurti theksoi se gjatë pak më shumë se një viti janë arrestuar tre shtetas shqiptarë dhe dy serbë, të gjithë të dyshuar për përfshirje në aktivitete të inteligjencës serbe në territorin e Kosovës.“Arrestimi i pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA) është rezultat i operacioneve të suksesshme të udhëhequra nga AKI-ja në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë. Këto raste dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, por edhe suksesin tonë në çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë”, deklaroi Kurti.Sipas tij, veprimtaritë e të dyshuarve përfshijnë përpjekje për rishkrim të historisë në dëm të luftës së UÇK-së, mohimin e masakrës së Reçakut dhe përpjekje për infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe qarqe ekstremiste fetare me synim dëmtimin e sigurisë dhe reputacionit të shtetit të Kosovës.Njëri nga të dyshuarit, i identifikuar me inicialet A.V., ka pranuar fajësinë pas përballjes me provat e mbledhura nga autoritetet.Kurti vlerësoi lart punën e AKI-së duke theksuar “efikasitetin e jashtëzakonshëm dhe aftësitë analitike e operative në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues”.Ai u bëri thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm dhe të angazhuar në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, ndërsa rastin e trajtuar e cilësoi si shembull të rëndësishëm për rritjen e vetëdijes dhe forcimin e frontit të përbashkët për siguri kombëtare.