Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Stërvitja ‘Defender 2025’ zbarkon në Bizë, FA dhe FSK demostrojnë gjuajtje me mortajë më shumë se 2 km
Stërvitja shumëkombëshe e udhëhequr nga SHBA, “Defender Europe 2025”, 2 ditë nga fundi në fazën e saj “Immediate Response”, (Përgjigje e Shpejtë), zbarkoi në Bizë. Forcat e Armatosura Shqiptare dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me partnerët amerikanë treguan muskujt. Disa demonstrime u bënë, nga toka dhe ajri. Drejtuesi i stërvitjes, kolonel Genti Bardhi sqaron hap pas hapi manovrat e situatës së simuluar. ‘Aktualisht jemi duke ndjekur një strukturë të zbulimit që po patrullon në zonën e operacionit dhe ka një rrezikshmëri të lartë sigurisht. Jemi përpara një force armike dhe sapo ka rënë në kontakt. Duke qenë se armiku është në një përmasë goxha të madhe, siç e shikoni, këto forca zbulimi po përpiqen të tërhiqen, po zhvillojnë tërheqjen dhe aktualisht po...