Shqipëri–Serbi me armatim të rëndë, orë ankthi në Tiranë

Shqipëri–Serbi me armatim të rëndë, orë ankthi në Tiranë

Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet në Arenën Kombëtare në prag të ndeshjes me Serbinë. Lajmi i mirë për trajnerin Silvinjo është se i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Në konferencën për shtyp trajneri i kombëtares shqiptare nuk ia mohoi vlerat lojtarëve kundërshtar, por sipas tij, edhe kuqezinjtë janë në të njëjtat nivele. Nëse kreu i pankinës kuqezi ishte më diplomat në përgjigje, homologu serb i dha një ultimatum të tijve, por duke respektuar edhe mikpritjen shqiptare. Tensioni në këtë ndeshje futbolli është mëse i pranishëm. Ndonëse tifozeria serbe është e ndaluar në stadium, një provokim paraprak për kuqezinjtë shkoi nga gazetarët e Beogradit ndaj kapitenit të kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, por nuk morën përgjigjen që ndoshta kishin menduar. Dueli Shqipëri-Serbi, i vlefshëm për fazën eliminatore...