Guidat e Reja nga Veriu Shqipërisë,16 të rinj gati të udhëheqin turistët në Alpe

16 të rinj nga Tropoja, Hasi dhe Kukësi kanë përfunduar një trajnim profesional prej 320 orësh dhe janë gati të shërbejnë si udhërrëfyes malorë në Shqipërinë e Veriut dhe më tej.Në pritje të certifikimit përfundimtar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, këta të rinj janë përgatitur në fusha të rëndësishme si: navigimi në terren malor në verë dhe dimër, menaxhimi i rrezikut dhe siguria në mal, interpretimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si dhe praktika të turizmit të qëndrueshëm.Nisma është pjesë e një bashkëpunimi mes MTM dhe organizatës gjermane GIZ, që synon ndërtimin e një modeli turizmi më cilësor dhe të sigurt në zonat e veriut të vendit.Përgatitja e guidave profesioniste konsiderohet jetike për zhvillimin e turizmit të aventurës, në një kohë kur kërkesa për eksplorimin e Alpeve Shqiptare po rritet. Aftësitë e fituara nga të rinjtë do t’i bëjnë ata jo vetëm prezantues të bukurive natyrore e kulturore, por edhe garantë të sigurisë së vizitorëve në terrenet sfiduese malore.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.16 të rinj nga Tropoja, Hasi dhe Kukësi kanë përfunduar një trajnim profesional prej 320 orësh dhe janë gati të shërbejnë si udhërrëfyes malorë në Shqipërinë e Veriut dhe më tej.Në pritje të certifikimit përfundimtar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, këta të rinj janë përgatitur në fusha të rëndësishme si: navigimi në terren malor në verë dhe dimër, menaxhimi i rrezikut dhe siguria në mal, interpretimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si dhe praktika të turizmit të qëndrueshëm.Nisma është pjesë e një bashkëpunimi mes MTM dhe organizatës gjermane GIZ, që synon ndërtimin e një modeli turizmi më cilësor dhe të sigurt në zonat e veriut të vendit.Përgatitja e guidave profesioniste konsiderohet jetike për zhvillimin e turizmit të aventurës, në një kohë kur kërkesa për eksplorimin e Alpeve Shqiptare po rritet. Aftësitë e fituara nga të rinjtë do t’i bëjnë ata jo vetëm prezantues të bukurive natyrore e kulturore, por edhe garantë të sigurisë së vizitorëve në terrenet sfiduese malore.