Real Madrid mposht konkurrencën, siguron për 48 milionë euro shërbimet e talentit argjentinas

Real Madrid mposht konkurrencën, siguron për 48 milionë euro shërbimet e talentit argjentinas

6 Qershor 2025 13:57 Telesport Real Madrid ka mposhtur konkurrencën, veçanërisht atë të PSG, dhe sipas shtypit spanjoll, javën e ardhshme, sapo të ketë kaluar testet mjekësore, do të zyrtarizojë nënshkrimin e Franco Mastantuono nga River Plate. Mesfushori 17 vjeçar,  në ndeshjen e djeshme kundër Kilit u bë debutuesi më i ri me fanellën e kombëtares së Argjentinës. Menaxheri i vëzhgimit të Real, Juni Calafat, shkoi personalisht në Buenos Aires për të marrë ‘PO’-në përfundimtare nga lojtari dhe familja e tij. Kjo konsiderohet si një hap paraprak për mbylljen e marrëveshjes me River Plate. Klubi madrilen, i cili ka ndjekur rritjen e Mastantuono për disa sezone, do të paguajë klauzolën prej rreth 48 milionë eurosh dhe ka një kontratë gjashtëvjeçare gati për mesfushorin sulmues.