Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se mbajtja e dy palë zgjedhjeve në të njëjtën kohë nuk përjashtohet, në rast se Kuvendi i Kosovës nuk arrin të konstituohet. Ajo theksoi se Vetëvendosje nuk është kundër kësaj ideje, megjithatë kjo nuk është zgjedhja e parë e tyre.“Por në qoftë se mbahet peng dhe nuk konstituohet Kuvendi, atëherë e vetmja zgjidhje tjetër janë zgjedhjet,” tha Haxhiu në një deklaratë për mediat.E propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryeparlamentares kritikoi opozitën, duke i akuzuar për mungesë vullneti për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.“Duket nganjëherë që opozita as nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse nuk mund ta thotë këtë hapur. Kjo qasje është e papërgjegjshme dhe e dëmshme për vendin,” shtoi ajo.Haxhiu konfirmoi se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, sot në orën 14:00, për të diskutuar datën e mundshme të zgjedhjeve lokale.“Është e rëndësishme që partitë të dëgjohen dhe të japin propozimet e tyre. Por mundësia që zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme të mbahen bashkë nuk përjashtohet,” u shpreh deputetja.Ajo denoncoi, gjithashtu, atë që e quajti një “inat të pakuptueshëm” ndaj Qeverisë Kurti 3: “Qëllimi i opozitës është të pamundësohet formimi i kësaj qeverie. Disa deputetë vijnë në Kuvend, por nuk marrin pjesë në votim, duke bllokuar procesin.”Kuvendi i Kosovës ka dështuar sot për herë të 26-të që të konstituohet, duke e lënë vendin në një ngërç të thellë institucional.
Haxhiu:Nëse Kuvendi nuk konstituohet, zgjedhjet e dyfishta janë zgjidhje e vetme
