Jonathan David: Nuk kam marrëveshje as me Napolin, as me Juventusin. Dua një klub ambicioz

Sulmuesi kanadez Jonathan David, i cili sapo është ndarë nga Lille si lojtar i lirë, është kthyer në një emër shumë të përfolur i merkatos, veçanërisht për Napolin dhe Juventusin. Në një intervistë për “The Athletic”, ai foli hapur për të ardhmen dhe interesimin nga Serie A: “Dua një klub ambicioz, që dëshiron të bëjë diçka të madhe. Sigurisht, do të më pëlqente të luftoja për të fituar trofe. Dua një skuadër konkurruese, me ambicie dhe projekt sportiv të qartë”.
Largimi nga Lille…Kudo që të jesh, nuk duhet të largohesh në mënyrë të keqe. Kam kaluar 5 vite të mrekullueshme te Lille, jam kënaqur. Nuk kishte asnjë arsye për t’u larguar në mënyrë negative, edhe pse ika si lojtar i lirë.
Hapi i radhës në karrierë?Do të jetë emocionues. Nuk e di ende se çfarë më rezervon e ardhmja, por edhe thjesht ideja që do të kem një sfidë të re është diçka që më ngjall adrenalinë.
A ke marrëveshje me Napolin?Jo.
A ke marrëveshje me Juventusin?Jo.
Çfarë di për Napolin?Napoli është një klub që sapo ka fituar titullin e Serie A. Imagjinoj se nuk do ta fitojë vetëm një herë dhe të thotë ‘ok, mjaft’. Është një klub ambicioz, që do të luajë në Champions League.
A do të kishe më shumë presion te Juventusi?Kudo që të shkosh, ka gjithmonë presion për paraqitjet. Ka presion për të mbajtur vendin e titullarit, për t’i kënaqur tifozët, sepse të gjithë duan të fitojnë. Presioni ekziston gjithmonë, kudo që të shkosh.
Si të duket Serie A?Kur e shoh Serie A dhe e krahasoj me Premier League, them që kjo e fundit ka ritme më të larta, më shumë lëvizje lart e poshtë. Serie A mund të jetë kështu ndonjëherë, por është më taktike. Është më shumë si një lojë shahu.
Kur mund të ndodhë transferimi yt?Sigurisht që do të doja të arrija diku përpara fillimit të përgatitjeve parasezonale, që të kem kohë të përshtatem dhe të punoj me shokët e rinj të skuadrës. Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë. Duhet të jesh i përgatitur për çdo situatë.