Robert Lewandowski ka folur hapur mbi shanset e Lamine Yamal për të fituar Topin e Artë mes konkurrencës nga Ousmane Dembele dhe të tjerë.
Sulmuesi spanjoll ka qenë i jashtëzakonshëm për Barcelona-n edhe një herë këtë sezon, duke regjistruar 18 gola dhe 25 asiste nga 55 ndeshje.
Përpjekjet e 17-vjeçarit kanë qenë çelësi i triumfit të katalanasve në La Liga, si dhe në fitoret e tyre në Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
Ndërkohë, Ousmane Dembele ka qenë gjithashtu në një formë të shkëlqyer për Paris Saint-Germain kohët e fundit, dhe së fundmi fitoi çmimin e Lojtarit të Sezonit në Champions League.
Francezi i ndihmoi parisienët të fitonin kompeticionin kryesor europian për klube, Ligue 1, dhe të dy trofetë vendas. Dembele shënoi 33 gola dhe asistoi 15 të tjerë në 49 ndeshje këtë sezon.
Robert Lewandowski ishte favoriti për Topin e Artë 2020 para se të anulohej. Polaku përfundoi pas Lionel Messit në renditje vitin pasardhës.
Duke folur për Mundo Deportivo, Lewandowski pranoi shanset e Yamal për çmimin e këtij viti, por këmbënguli se kjo do të varet nga shumë faktorë.
“Ai ka një shans, sigurisht, por ka gjëra të tjera që janë shumë të rëndësishme në lidhje me Topin e Artë. Varet nga rregullat që kanë këtë vit. Çdo vit, ke rregulla të ndryshme. Varet se kë duan dhe cilat janë rregullat këtë sezon”, tha Lewandowski.
Ai shtoi:
“Për mua do të ishte mirë nëse një lojtar i Barcelonës do të fitonte Topin e Artë, por në fund nuk je i sigurt se cilat janë rregullat e rëndësishme këtë sezon”.
“Topi i Artë?”, paralajmërimi i Lewa-s: Varet vetëm nga një gjë
