Sot plotësohet grupi kuqezi, gjendja fizike faktori kryesor për të përgatitur formacionin anti-Serbi

Kombëtarja do të vijojë sot pasdite përgatitjet për duelin e të shtunës kundër Serbisë në Arenen Kombëtare, i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës.

Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 17:30 në ambjentet e kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.
Trajneri i përfaqësues Silvinjo do të ketë në dispozicion edhe dy lojtarët e fundit që nuk i ishin bashkuar grupit, Jasir Asani dhe Arlind Ajeti.

Aspekti kryesor është verifikimi nga afër i gjendjes fizike të çdo lojtari pas mbërritjes së tyre nga klubet ku mbyllen sezonet e gjata.
Nga performanca në stërvitje e futbollisteve do të varet shumë edhe qasja e teknikut Silvinjo mbi formacionin, edhe pse tanimë trajneri e ka treguar se është fanatik i emrave dhe i skemës dhe ndaj Serbisë nuk priten ndryshime thelbësore./vizionplus.tv