Liverpool prej disa ditësh ka finalizuar marrëveshjen për ardhjen e Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen. Klubi anglez vendosi të aktivizonte klauzolën e lirimit të mbrojtësit holandez, të përcaktuar në 35 milionë euro, shifër që do të paguhet në tre këste vjetore.
Frimpong, i freskët nga një sezon emocionues në Bundesligë nën drejtimin e Xabi Alonso, është gati të fillojë një aventurë të re në “Anfield”, ku do të jetë një lojtar kyç në drejtimin e trajnerit Arne Slot.
Ai ka nënshkruar një kontratë “afatgjatë” me “reds”. Pas zbarkimit në Angli, aid ha edhe deklaratën e parë si lojtar i Liverpool: “Duke folur me agjentët e mi, u thashë që ta bëjmë këtë marrëveshje sepse doja të vija këtu”.
“Tifozëve të Liverpool u premtoj se do të jap gjithçka, të gjithë energjinë time, normën time të punës dhe shpresoj se ne mund të fitojmë së bashku, të festojmë së bashku”, deklaroi më tej holandezi.
“Jam i emocionuar që jam këtu. Faleminderit djema që më pranuat dhe nuk do t’ju zhgënjej, do t’ju jap energjinë që dëshironi”, tha Frimpong.
Blerja e re e Liverpool: U kisha kërkuar menaxherëve ta realizonim këtë marrëveshje pasi doja të vija këtu
