Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“PSG-ja na la në hije në gjithçka”, Marota flet hapur: Italia nuk është më parajsa e futbollit, më të mirët po largohen nga ne
Interi e përfundoi në mënyrë tejet zhgënjyese rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Humbja 5-0 kundër PSG-së në finale e zbehu ecurinë e zikaltërve në Europë, ku më parë eleminuan skuadra favorite si Bajernin e Mynihut dhe Barcelonën. Presidenti Marota është treguar i sinqertë pas ndeshjes, kur deklaroi për mediat se Italia nuk është parajsa e futbollit dhe se futbolli italian nuk ka më fuqi ekonomike. Megjithatë, ai ka theksuar se kjo finale nuk duhet t’i fshijë meritat e Interit në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. “Italia nuk është më një parajsë futbolli. Jemi një lëvizje futbollistike në tranzicion. Më të mirët po largohen nga Italia. Fuqia ekonomike nuk është në Itali, për shembull është te PSG-ja, e cila ka një buxhet të pakufizuar. Nuk...