Me Illo Jorgjin, ish – kryekamarierin e hotel “Butrinti”

Me Illo Jorgjin, ish – kryekamarierin e hotel “Butrinti”

Shpresa DINE Rastësi ishte përballja sot me një nga personat, që për gjithë sarandiotët ka qenë dhe mbetet shumë i njohur. Illo Jorgji, ish-kryekamarieri i Hotel “Butrinti” që për 16 vite radhazi menaxhoi këtë hotel, më i madhi në llojin e vet, hotelin hijerëndë dhe që i dha emër Sarandës sonë.Illo Jorgji është njeriu me zemër të madhe dhe shpirtin mikpritës, i cili për 16 vjet rresht ka qenë kryekamarier në Hotel “Butrinti” në Sarandë, vendin që ai e ka dashur dhe për të cilin ka dhënë gjithçka. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai ka qenë më shumë se një punonjës, por një mik i vërtetë për çdo klient që shkonte tek Hotel “Butrinti”.Edhe pse sot e kanë mbuluar thinjat, edhe pse nostalgjia shihet në sytë...