Zjarri në Dukat vijon prej një jave, dërgohet helikopteri i Forcave të Armatosura për ndërhyrje nga ajri

Zjarri në Dukat vijon prej një jave, dërgohet helikopteri i Forcave të Armatosura për ndërhyrje nga ajri

Vijon edhe këtë të diel zjarri në zonën e Dukatit, në qarkun e Vlorës. Flakët janë aktive prej më shumë se një jave, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me bimësi. Një helikopter i Forcave të Armatosura është nisur drejt zonës për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. Ndërhyrja ajrore është bërë e domosdoshme, pasi terreni është i thepisur dhe vështirëson operacionet nga toka. Zjarrfikësit dhe forcat e emergjencës po punojnë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ndërsa situata vijon të mbetet problematike.
Burimi: Sot.com.al