Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zjarri në Dukat “kërcënon” Llogaranë, situata del jashtë kontrollit edhe në Belishovë të Mallakastrës
Zjarri në Dukat VLORË- Vatra e zjarrit në malin e Dukatit është riaktivizuar sërish, teksa forcat zjarrfikëse të Vlorës vijojnë luftën me flakët që prej orëve të para të kësaj të shtune. Bëhet me dije se janë angazhuar rreth 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor, por terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen. Një sipërfaqe e konsiderueshme është shkrumbuar nga zjarri, teksa flakët rrezikojnë të avancojnë drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë. Për shkak të erërave të forta, të cilat favorizojnë flakët, Bashkia e Vlorës ka kërkuar ndërhyrje nga ajri dhe angazhimin e 30 forcave të armatosura....