Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zjarret, Vengu në Mallakastër: Po ndërhyjmë nga toka dhe ajri për izolimin e flakëve
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka mbërritur në fshatrat Lofkënd dhe Drenie të Mallakastrës, ku prej ditës së djeshme po digjet një masiv i madh pyjor me pisha. Situata alarmante ka çuar në Mallakastër dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Vengu thotë se janë angazhuar 11 mjete e skuadra zjarrfikëse për izolimin dhe shuarjen e flakëve, teksa shpreh vlerësim për profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjitha forcave. “Në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, ku vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një masiv pyjor midis Bashkisë Mallakastër dhe Bashkisë së Patosit. Gjatë gjithë ditës në terren janë angazhuar 11 mjete dhe skuadra zjarrfikëse të bashkive të Qarkut Fier, Forcave të Armatosura dhe Albpetrol”, shkruan ministri Pirro Vengu. Zjarri ka përfshirë...