Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, ka publikuar të dhënat e përditësuara lidhur me situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes deri në orën 18:00 të ditës së sotme janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 11 janë shuar dhe 11 vijojnë të jenë aktive. Përmes ndërhyrjes së menjëhershme të forcave operacionale, është bërë i mundur izolimi dhe shuarja e disa vatrave në bashkitë Korçë, Vlorë, Himarë, Kavajë, Shijak, Kamëz dhe të tjera. Ndërkohë, në zonat ku flakët mbeten aktive, përballja është e vështirësuar për shkak të terrenit të thyer dhe erës...