Zjarr në pyllin pranë uzinës së Poliçanit/ Pranë ndodhen magazinat me lëndë plasëse, rrezikohet fshati

Zjarr në pyllin pranë uzinës së Poliçanit/ Pranë ndodhen magazinat me lëndë plasëse, rrezikohet fshati

Një vatër zjarri është konstatuar këtë të mërkurë në pyllin pranë uzinës së Poliçanit. Zjarri është përhapur pranë zonës C në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset,  ushtria si dhe një helikopter i Bazës së Kuçovës. Kryetari i bashkusë Adriatik Zotka ndodhet në vendngjarje  i cili ka bërë thirrje për ndihmë, pasi shpërthimi i magazinave do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila është 200 m larg. Top Channel