Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarr në Belishovë, 30 trupa ushtrie angazhohen në ditën e gjashtë të flakëve
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 trupa të ushtrisë i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve në Belishovë të Mallakastrës. Shërbimet zjarrfikëse, efektivët e emergjencës civile dhe të policisë bashkiake po vijojnë pa ndërprerje punën, ndërsa flakët në mëngjesin e sotëm janë me intensitet më të ulët. Ende nuk është bërë një vlerësim zyrtar i situatës për të kërkuar ndërhyrje nga ajri. Zjarri është në ditën e gjashtë, duke nisur fillimisht në masivin pyjor të Drenovës, më pas është përhapur në kodrat e Gorishovës, ku u dogjën dhjetëra rrënjë ullinj, për të përfunduar në Belishovë,...