Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarr i madh në Finiq. Ekipet e emergjencës në “luftë” me flakët, evakuohen banorët
Një zjarr i madh ka përfshirë prej orësh zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit në bashkinë Finiq, ku ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe me ndërhyrje ajrore, po punojnë intensivisht për të vënë flakët nën kontroll. Në terren janë angazhuar gjithashtu edhe strukturat e tjera të emergjencës, të cilat po ndihmojnë në evakuimin e banorëve që ndodhen pranë zonave të rrezikuara, duke garantuar sigurinë e tyre. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin e veprimeve për të shmangur përhapjen e zjarrit dhe për të eliminuar çdo rrezik për komunitetin. “Ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga trupat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe me ndërhyrjen nga ajri, po punojnë për të vënë nën kontroll...