Rama kërkon kufizimin e rrjeteve sociale: Duhet të adresohen rastet problematike

Rama kërkon kufizimin e rrjeteve sociale: Duhet të adresohen rastet problematike

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu zhvilluan sot një takim me prindërit në shkollën “Sami Frashëri”. Rama zhvilloi konsultime me prindërit, ku në fokus ishte kufizimi i platformave “TikTok” dhe “Snapchat”.  Më tej Rama shtoi se duhet të adresohen rastet me nxënësit problematikë, për të shmangur problemet që mund të krijohen. Kryeministri shtoi se në shkolla do të vendoset një sistem i ri monitorimi, e cila është njëlloj kamere që regjistron çdo gjë dhe kur dikush hyn me sende në shkollë. 
“Dua tju them vetëm një element me të cilin jemi marrë shumë në periudhën e viteve 2023 dhe 2024, që është elementi i ndërveprimit lidhur me rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla. Kemi 2030 raste të raportuara të cilat janë të raportuara dhe cilësuara. Nga këto në 78 përqind të rasteve është bërë njoftimi i prindërve drejtpërdrejtë. Në 20 përqind të rasteve është bërë njoftimi i policisë dhe në 2 përqind të rasteve, ishin të lidhura me ambulancë. Nëse ka diçka që ky rast i prek të gjithë është qetësia në raport se çfarë ndodh me fëmijën kur prindi e lë në derën e shkollës.
Kemi një projekt që e kemi nisur prej një vit, deri ën fund të dhjetorit do të firmosim edhe marrëveshjen, bëhet fjalë për sistem të ri të monitorimit të shkollave me teknologji dhe financim i konsiderueshëm që do ta marrim përmes një marrëveshjeje me Emiratet e Bashkuara.
Sistem i testuar në Emirate me rezultate të jashtëzakonshme që mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor dhe jetës brenda oborrit të shkollës. Duke bërë thjeshtë një kërkesë në shkollë. Regjistrohet gjithçka që hyn në shkollë, si telefona apo sende metalike. Çështja është që duhet ndërveprim mes të gjithë faktorëve ku çdonjëri duhet të japë kontribut nga detyrat që ka. Nëse ka një zonë problematike shkolla, apo grup nxënësish problematik jashtë vëmendjes duhet të jenë të gjitha hallkat bashkë dhe këto raste të adresohen. Këtu jemi në kushtet ku nga një ngjarje kaq tronditëse duhet të bëjmë të kundërtën e asaj që bëjnë një pjesë e madhe e mediave, dhe t’i çojmë gjërat më parë sa më shpejt. Nxitja e dhunës haptazi në platforma apo nga persona apo forca që duhet të mendojnë dhe bëjnë të kundërtën dhe këtu flasim për forca shoqërore, apo një pushtet siç është pushteti i medias. Nëse nuk ka një mobilizim të përgjithshëm të të gjithë atyre që janë të vetëdijshëm për këtë është shumë e vështirë. Tjetra është pastaj çmenduria mediatike e të gjithë llojeve të kanaleve që thua se mezi i presin rastet e tilla. Shumë interesant se nuk i shikojnë shifrat e kriminalitetit, që ato shkojnë në rënie,”- tha Rama. /ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente