Orët e tmerrit/ E reja italiane drogohet dhe përdhunohet nga 3 shqiptarë, në pranga 2 prej tyre
Foto ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë, 33 dhe 69 vjeç janë arrestuar në Perugia, Itali pasi akuzohen se dhunuan sekualisht një 19-vjeçare. Mediat italiane kanë siguruar dëshminë e vajzës, e cila përjetoi tmerr për më shumë se dy orë. E gjitha nisi pasi e reja kishte dalë në një klub nate në zonën e Sant’Andrea delle Fratte me disa miq.
Në të gdhirë, kur erdhi koha për t’u kthyer në shtëpi, ajo mbeti e vetme dhe po kërkonte taxi për t’u kthyer në shtëpi. Në këtë momenti i është afruar 69-vjeçari shqiptar, i paidentifikuar me emër, i cili i tha se ishte i afërmi i shokut të saj dhe i ofroi të paguante një taksi për të. Edhe pse rezistoi, shqiptari e bindi dhe e çoi në banesën e tij, duke pretenduar se kishte harruar celularin e tij. Pikërisht aty, u “shfaqën” edhe 2 shqiptarë të tjerë.
Gjatë orëve të tmerrit, e reja u detyrua që të merrte edhe kokainë. Por në një moment ia del që të lirohet nga banesa ku po mbahej forcërisht dhe menjëherë njoftoi të ëmën për atë që kishte ndodhur. Pasi e reja bëri denoncimin, Policia italiane brenda pak orësh gjurmoi dhe arrestoi dy dhunuesit. Në kontrollin që iu bë në banesë, u gjetën hashash, kokainë, një peshore, gati 20 mijë euro cash dhe një pistoletë me 5 fishekë brenda karikatorit.
Aktualisht, Policia italiane po kërkon edhe shqiptarin e tretë, një 24-vjeçar, por deri më tani nuk e ka vendosur në pranga./ZËRI
Burimi