Lëvizja që i shpëtoi jetën Donald Trump

Lëvizja që i shpëtoi jetën Donald Trump

Donald Trump

SHBA- Donald Trump u tentua që të vritej gjatë një mitingu që po mbante në Pensilvani. Por ajo që e shpëtoi ishte një lëvizje që bëri me kokë për të përdorur jumbotronin, një ekran shumë i madh videoprojeksioni që përdoret në hapësira të mëdha publike si stadiume.
“Falë Zotit mbrëmë ishte një tubim ku presidenti Trump donte të përdorte dhe t’i drejtohej jumbotronit, duke e bërë atë të lëvizte kokën pak ndërsa të shtënat shpërthyen. Ai është mirënjohës për të gjitha lutjet, dashurinë dhe mbështetjen atje ndërsa përgatitet për mitingun në Wisconsin!,”-bëri me dije këshilltari i tij, Dan Scavino Jr.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, 78-vjeçar po zhvillonte një tubim fushate në Butler të Pensilvanisë të shtunën, i fundit para fillimit të konventës së Partisë Republikane në Milwaukee të hënën, gjatë së cilës kandidatura e tij për zgjedhjet presidenciale do të konfirmohet zyrtarisht. Kur papritur u qëllua me armë zjarri./ZËRI
Burimi