
Sali Berisha
ROMË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lajmëruar se më 9 shkurt do të zhvillojë takim me diasporën shqiptare në Romë, Itali. Njoftimi është bërë i ditur nga PD, ku përmes një posti në rrjetet sociale Berisha më 9 shkurt do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarë në Itali. Takimi do të mbahet në ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa në Romë.
Ende nuk është konfirmuar nëse takimi do të zhvillohet me pjesëmarrjen fizike të Berishës apo në format virtual. Kreu i PD-së, disa ditë më parë udhëtoi në Gjermani, pasi mori leje nga SPAK, për të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së, ku ishte i ftuar si kryetar partie.
Por, nëse do të jetë prezent, kjo shënon herën e parë që Berisha do të zhvillojë takim me diasporën shqiptare.
“Njoftimi i PD:
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takim me diasporën shqiptare, Romë, Itali.
Datë 9 Shkurt
Ora 13:00
ROMË
ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM
DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN”, thuhet në njoftim./ZËRI
Burimi