Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Vuante nga një sëmundje, ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Elbasan
Mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik, në orën 22:00, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan. Figura e tij është e njohur për përkushtimin disa dekadësh në shërbim të besimit dhe komunitetit, duke e kthyer kishën në lagjen Kala të Elbasanit në një qendër shpirtërore të gjallë dhe të hapur për çdo besimtar. Nikolla Marku mbajti një qëndrim të palëkundur në mbrojtje të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, duke u përplasur hapur ndër vite me kreun e Kishës...