Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët shumë pranë rrugës së Bypassit
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë, shumë pranë rrugës së re të Bypass-it. Flakët po përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë seriozisht zonën përreth. Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, që po punon për të vënë situatën nën kontroll. Drejtuesit e mjeteve që kalojnë aty pranë këshillohen të tregojnë kujdes. Rreziku për përhapje të mëtejshme është i lartë për shkak të erës dhe temperaturave të larta.