Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vijon operacioni “Koordinata”, kapet në flagrancë 34-vjeçari që kultivonte kanabis në Fushë-Milot
Policia e Kurbinit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”, i cili vijon në gjithë territorin e vendit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e këtij fenomeni. Gjatë kontrolleve në territor, në një parcelë të fshehur në Fushë-Milot, Njësia Administrative Milot, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin zbuluan 50 bimë të dyshuara të llojit cannabis sativa, të kultivuara ndërmjet një kulture misri. Në momentin e ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë shtetasi A. P., 34 vjeç, i cili dyshohet se po përkujdesej për bimët narkotike. Ai u arrestua për...