Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vijon lufta me flakët në Dukat
Vijon prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune zjarri në malin e Dukatit. Flakët po përparojnë edhe për shkak të erës së fortë në zonë. Terreni mbetet mjaft i veshtirë ndërsa është punuar nga forcat zjarrfikëse si dhe forcat e armatosura për të mos lejuar flakët drejt Llogorasë por situata mbetet problematike pasi rrezikohet parku kombëtar. Për shkak të errësirës ndërhyrja është ndërprerë dhe do të rinisë sërish në orët e para të mëngjesit ndërsa pritet edhe ndërhyrje nga ajri.