VIDEO+EMRI/ Po punonte në skenën ku do të mbahej koncerti, dalin pamjet nga vendi ku humbi jetën 32-vjeçari në Shëngjin

VIDEO+EMRI/ Po punonte në skenën ku do të mbahej koncerti, dalin pamjet nga vendi ku humbi jetën 32-vjeçari në Shëngjin

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ndarjen nga jeta të punëtorit 32-vjeçar në Shëngjin. Mësohet se i riu po punonte me skenën ku do të mbahet një koncert në shëtitoren e Shëngjinit pranë bustit “Willson”. Viktima është identifikuar si Zef Lorenci. 32-vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Pas kësaj i riu ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela. Rënia nga skela ka qenë fatale për 32-vjeçarin i cili ka humbur jetën në vend. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket skena e rrethuar me shirit.
Burimi: Gijotina.com