Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO/ “Qytet me histori mahnitëse”, Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin
Kryeministri, Edi Rama, ka sjellë në vëmendje disa përshtypje nga turistët e huaj për qytetin turistik të Durrësit. Rama në një video të postuar në rrjetet sociale, ka treguar disa turistë të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë Durrësin, të cilët shprehen shumë të kënaqur nga ky qytet. Turistët vijnë nga vende të ndryshme, ku ka nga ato që vijnë për të disatën herë në vendin tonë, madje kanë sjellë edhe njerëz të tjerë për të vizituar qytetin. “Ne jemi nga Palm Springs në Kaliforni. Historia e këtij qyteti na duket mahnitëse. Durrësi ka relika të mrekullueshme nga e shkuara....