Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
VIDEO/ Plas sherri edhe në plazhin e Durrësit, përplasje fizike mes dy të rinjve dhe punonjësit të çadrave
Pamje nga vendi i ngjarjes DURRËS- Një tjetër konflikt i dhunshëm është regjistruar sërish këtë të shtunë. Këtë herë, bëhet fjalë për një ngjarje në plazhin e Kavalishencës në Durrës, ku janë përfshirë disa pushues dhe punonjësi që kujdeset për rendin dhe mirëmbajtjen e çadrave. Raportohet se punonjësi i ka kërkuar të rinjëve që të mos luajnë top aty pranë pushesve të tjerë, pasi këta të fundit kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë. Mirëpo, të rinjtë nuk e kanë pritur aspak mirë kërkesën e tij, madje kanë reaguar deri në përplasje fizike. Kanë qenë pushuesit e tjerë ata që kanë...