Vëllezërit që u mbytën në lum përcillën në banesën e fundit, banorët: Ngjarje shumë e rëndë

Vëllezërit që u mbytën në lum përcillën në banesën e fundit, banorët: Ngjarje shumë e rëndë

Janë përcjellë për në banesën e fundit dy vëllezërit e mitur që u mbytën pasditen e së premtes në lumin Shkumbin në Labinot-Fushë të Elbasanit. Miq dhe të afërm të familjes janë mbledhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit. Të pranishëm në ceremoninë mortore, përveç të afërmve, janë edhe njerëz të tjerë që ndonëse nuk kanë lidhje gjaku, thonë se u shokuan nga ngjarja. “E morëm vesh dhe erdhëm. Nuk i njohim. Erdhëm për ngjarjen, shumë e rëndë. Shumë keq ndihemi. Kanë ardhur shumë”, u shpreh një qytetar.
Burimi: Kohajone.com