Vazhdon zhdukja e gjurmëve Ilire-Dardane në trojet shqiptare në Maqedoni

Vazhdon zhdukja e gjurmëve Ilire-Dardane në trojet shqiptare në Maqedoni

Abdulla Mehmeti A k t u a l e VAZHDON ZHDUKJA E GJURMËVE ILIRE-DARDANE NË TROJET SHQIPTARE NË MAQEDONI Siç kam paralajmëruar pesë vjet më parë, nga moskujdesi institucional ndaj trashëgimisë kulturore historike ilire-dardane të shqiptarëve në Maqedoni, vazhdon shkatërrimi dhe zhdukja e kësaj trashëgimie, para syve tanë, sot dhe këtu. Për këtë rrasë varri monumental, e cila deri para pak kohe ka qenë në hyrjen e varrezave të katundit Debërcë, komuna e Zhelinës, Tetovë, jemi njoftuar se e njëjta më nuk gjendet në vendin e saj, ku ka qenë e vendosur, pas zbulimit të saj gjatë lëvrimit të tokës bujqësore në arat e këtij katundi (siç shihet nga fotografitë e publikuara në vitin 2018, por e njëjta është larguar prej aty në drejtim të...