Vizita në Korenë e Jugut dhe Japoni, Rama: Shqipëria po fiton respekt në botë, hapën mundësi të reja bashkëpunimi
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar vizitën e tij zyrtare në Korenë e Jugut dhe Japoni, duke theksuar se Shqipëria po rritet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe po fiton respekt e vlerësim në arenën globale. Rama tha se gjatë qëndrimit në dy vendet aziatike është konstatuar një interes i shtuar për Shqipërinë, si dhe gatishmëri për bashkëpunim në fusha të ndryshme strategjike. Kryeministri bëri të ditur se gjatë takimit me homologun korean, Kim Min-seok, u diskutua zgjerimi i bashkëpunimit në inteligjencën artificiale, teknologjinë dixhitale, industrinë ushtarake dhe turizmin. Ai u ndal edhe te takimet me kompani të mëdha koreane, për të cilat tha se kanë shfaqur interes konkret për investime në Shqipëri. “Shqipëria rritet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Natyrisht, jo në përmasë, por në shkallën e respektit dhe...
Burimi:
javanews.al