Në Kosovë… Zgjedhje me emra, jo me zgjidhje
Vjosa Osmani, e cila në vitin 2021 ka garuar në listë të përbashkët me Albin Kurtin, sot është e pozicionuar hapur kundër tij. Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë kompetencat e tij. Presidenti është kthyer në nyjën e krizës politike në Kosovë, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja, por pa garanci se ato do të prodhojnë zgjidhje. Sipas vëzhguesve, vota mund të sjellë rezultat vetëm në një konfigurim të caktuar – përndryshe, rrezikon ta riprodhojë të njëjtën bllokadë që zvarritet prej muajsh. Zgjedhjet e 7 qershorit janë fundi i një zinxhiri të gjatë dështimesh institucionale dhe politike: nga moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues dhe dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, te vendimet e Gjykatës...
Burimi:
kohajone.com